MANCHESTER CITY
Lojtarët e Cityt, mbesin pa ‘pizza’
27 July, 2016 @22:07
Në edicionin e sotëm të lajmeve, Sky Sports, ka raportuar se Pep Guardiola u ka ndaluar lojtarëve të Manchester Cityt të konsumojnë ‘pizza’.
Në prononcimin e tij lidhur me këtë Guardiola ka thënë se ai nuk është personi përgjegjës për këtë, por nutricisti i ekipit.
“Unë nuk mund t’i them lojtarëve mos e hani këtë ose atë. Ekipi ka nutricionist dhe ai mendon kështu. Lojtarët nuk janë në mbipeshë, por unë kam kërkuar që të jenë plotësisht vital për futboll,” ka thënë Guardiola, transmeton Sky Sports.
“Të jesh vital do të thotë që të punosh shpejtë, të mendosh shpejtë dhe të kryesh detyrat shpejtë,” ka shtuar Guardiola.
Manchester City, bashkë me Manchester Unitedin, po vlerësohet si favorit për titull kampioni në Premier Ligë të Anglisë.