AMERIKANI I RI
Anderson përforcim i ri i Trepçës
24 January, 2019 @15:52
Basketbollisti amerikan Aaron Anderson është përforcimi i ri i Trepçës, ka bërë të ditur ekipi mitrovicas sot.
Anderson 178 centimetra i gjatë që së fundi ka qenë pjesë e Brisbane Capitals në ligën australiane të basketbollit pritet të luajë që në ndeshjen e fundjavës për mitrovicasit.
Trepça largoi nga radhët e saja amerikanin Kevin Baker pas vetëm një ndeshje që e zhvilloi ai dhe shpejt ka gjetur zëvendësimin e tij.
Playmakeri i ri i Trepçës, Aaron Anderson, në ligën australiane ka pasur mesatare prej 20 pikëve për ndeshje, 4 kërcimeve dhe 6 asistimeve.
Gjithashtu, përqindja e tij për tre pikë të shënuara atje duket impresive, derisa ka arritur të shënojë 44% të tentimeve të tij për tre.
Trepça të dielën pret Yllin në kuadër të xhiros së XVI të Superligës së Kosovës në basketboll.