Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8 E FINALES, ANGLIA - SENEGALI

Anglia lehtë ndaj Senegalit, për t’i dalë kampionit në mejdan

Anglia lehtë ndaj Senegalit, për t’i dalë kampionit në mejdan


5 December, 2022 @0:07

Anglia ka shënuar fitore impresive ndaj Senegalit në të 1/8 e finales së Kupës së Botër, duke e mposhtur me rezultat por edhe me lojë bindëse, 3-0 [Jordan Henderson 38, Harry Kane 45+3, Bukayo Saka 57].

Pas një starti jo për tu lakmuar dhe një pritjeje të rëndësishme të Jordan Pickfrodit pas një rasti të Boulaye Dias, Anglia mori lojën në kontroll prej minutës së 35 të ndeshjes, ndërsa deri në fund të pjesës së parë ata shënuan dy herë për të prishur të gjitha planet e senegalezëve, që deri atëherë ishin mirë të organizuar.

Harry Kane

Harry Kane me golin e tij të 52-të për kombëtaren angleze i është afruar në një gol rekorderit Wayne Rooney dhe tashmë i duhet një gol për të arritur, e dy për ta thyer rekordin dhe për tu bërë golashënuesi më i mirë i Anglisë në histori.

Në pjesë të dytë kombinimi Phil Foden - Bukayo Saka vulosi gjithçka, ndërsa Anglia kontrolloi duelin deri në fund për të siguruar çerekfinalen e Kupës së Botës, ndërsa aty do të ketë punë ndaj kampionit aktual të Botës, Francës.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori