Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Arbnor Morina: Gjithçka na shkoi keq!

Arbnor Morina: Gjithçka na shkoi keq!


19 February, 2021 @17:09

Skuadra e Arbërisë sot u mposht me rezultat të thellë nga Prishtina, 4-0, në ndeshjen e cila u zhvillua në Ferizaj, në kuadër të xhiros 20 në Superligë.

RAPORTI I NDESHJES

Këtë humbje, trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, e cilësoi si të merituar për skuadrën kundërshtare pasi që te ekipi i tij nuk funksionoi asgjë.

“Gjithçka shkoi keq nga fillimi i ndeshjes deri në mbarimin e saj. Nuk ishim në gjendje për të reaguar pas çdo goli të pësuar dhe kjo edhe falë paraqitjes së Prishtinës, e cila e dominoi ndeshjen dhe me shumë meritë e fitoi atë. Në skuadrën tonë nuk funksionoi asgjë, munguan shumë elemente të cilat më së miri e përkufizon rezultati final i ndeshjes. Ndoshta është dështim i imi sepse kam gabuar në përzgjedhjen e futbollistëve, ose ndoshta edhe në taktikën e ndeshjes,” tha Morina për “Art Sport”.

TABELA AKTUALE

Për ndryshe, kjo ishte humbja e dhjetë deri më tani në Superligë për Arbërinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga