Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISH-FUTBOLLISTI I SUPERLIGËS SË KOSOVËS

Arbnor Muja thyen akullin në Belgjikë, asiston e shënon

Arbnor Muja duke festuar golin e parë të tij me fanellën e Antwerpit/ Foto: Royal Antwerp F.C.

Arbnor Muja thyen akullin në Belgjikë, asiston e shënon


21 December, 2022 @1:37

Ish-futbollisti i Dritës, Arbnor Muja, që kaloi te Antwerpi gjatë kësaj vere ka nisur të japë frytet e para në futbollin belg.

Mbrëmë, Muja ka shënuar dhe ka asistuar në fitoren e ekipit të tij ndaj Standardit në Kupë të Belgjikës.

Për të bërë edhe më të madhe rëndësinë e tij në lojë, Muja hyri në ndeshje si zëvendësues (pas lëndimit të një bashkëlojtari të tij, minuta 10) dhe së pari asistoi në minutën e 55 të ndeshjes për të shënuar pastaj në minutën e 59.

Përndryshe Antwerp, që drejtohet nga ish-lojtari i Barcelonës e Milanit Marc van Bommel, fitoi ndeshjen ndaj Standardit 4-0.

Kujtojmë te Antwerp luan edhe futbollisti i ri nga Kosova, Laurit Krasniqi (21-vj.).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga