FINALJA E FEMRAVE
Arbnore Përquku: Ta kthejmë trofeun në kryeqytet
16 February, 2017 @18:42
Kapitenja e Prishtinës, Arbnore Përquku, ka thënë se ekipi i saj do të duhet të luftojë shumë ndaj Penzës për të kthyer trofeun e Kupës në kryeqytet.
Para finale së Kupës së Kosovës te femrat, Penza dhe Prishtina do të takohen në “Minatori” të dielën me fillim në ora 16:30.
Ndërsa Përquku në deklaratën e saj para ndeshjes finale në konferencën për shtyp të mbajtur sot në FBK ka thënë:
“Penza në këtë edicion na ka mposhtur një herë dhe për ne ka qenë një lojë që duhet harruar sa më shpejt, andaj këtë gjë mund ta bëjmë qysh në ndeshjen e së dielës, duke triumfuar dhe duke e kthyer trofeun në kryeqytet.”