Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LËNDIM I RRALLË — '89-shi PA KAPITENIN

Ardian Muja do t’i mungojë ‘89-shit

Ardian Muja do t’i mungojë ‘89-shit


12 April, 2023 @1:49

Kapiteni i Trepçës’89 Ardian Muja do t’i mungojë skuadrës derisa të shërohet plotësisht pas një lëndimi jo të zakonshëm që ka marrë në ndeshje ndaj Dritës së fundi në Superligë. Ekipi mitrovicas ka bërë të ditur se pas goditjes së marrë nga portieri kundërshtar në atë ndeshje, Muja që ndiente dhimbje u dërgua në spital ku rezultoi se pas goditjes ai kishte çarë veshkën.

Me këshillë të mjekëve ai qëndroi për 72-orë në QKUK për analiza më të thëlla, ndërsa Trepça’89 ka bërë të ditur se kapiteni do t’i mungojë shumë ekipit, posaçërisht kur dihet se ekipi po lufton për mbijetesë në Superligë - por natyrisht shëndeti është mbi të gjitha.

“Kapiteni ynë do të jetë një munges e madhe për ne por shëndeti është parësor dhe ne shpresojmë që ky lëndim të kalojë pa pasoja,” ka bërë të ditur në fund KF Trepça’89 në njoftimin e lëshuar sonte.

Ekipi mitrovicas është i parafundit në renditjen e Superligës me 30 pikë, sa ka edhe Malisheva mbi ta, që është në zonën e barazhit. Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe tetë xhiro, ku në lojë janë edhe 24 pikë në total. Kujtojmë, Trepça’89 këtë stinor iu rikthye Superligës pas një vit qëndrimi në Ligë të Parë, ndërsa gjatë janarit shiti sulmuesin më të mirë të skuadrës Christian Mba drejt Partizanit të Tiranës.


 
Të gjitha lajmet nga