Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK

Ardit Tahiri “Ylli i javës” (3)

Ardit Tahiri me çmimin e më të mirit të Xhiros III/ Foto: FFK

Ardit Tahiri “Ylli i javës” (3)


13 September, 2021 @18:01

Sulmuesi i ri i Dritës, Ardit Tahiri, ka marrë çmimin e Yllit të javës nga FFK dhe BKT si sponsor i ri i Superligës.

Tahiri 18-vjeç ka qenë vendimtar në përballjen e Dritës ndaj Malishevës në Liman Gegaj, duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij.

FFK ka nisur nga xhiroja e dytë e këtij stinori të shpërndajë këtë çmim për futbollistin që vlerësohet si më i miri i javës, ndërsa në javën e parë të stinorit një çmim i tillë nuk u dha.

Më i miri i xhiros së dytë ishte zgjedhur Ermal Krasniqi i Ballkanit.


 
Të gjitha lajmet nga