SHAQIRI @ LYON

Xherdan Shaqiri debuton me asist si startues
13 September, 2021 @11:59
Me ardhjen e tij në Olympique Lyon, njërën ndër skuadrat më të mëdha në Francë, Xherdan Shaqiri ka nisur aventurën e re futbollistike, pas kohës së kaluar te Liverpool për katër vitet e fundit.
Futbollisti që paraqitet rregullisht edhe te kombëtarja zvicerane dhe është afër të hyjë në histori si njëri ndër legjendat e kombëtares helvete, mbrëmë ka debutuar si startues te ekipi i tij i ri Lyon.
Ndërsa, debutimi i tij pos angazhimit ka sjellë edhe një asistim të tijin në golin e dytë të skuadrës, që shënoi fitoren e dytë të stinorit, duke e mposhtur Strasbourgin 3-1.
Xherdani asistoi te goli i Jason Denayer që shënoi për 2-0 në minutën e 64 të ndeshjes, për tu zëvendësuar më pas nga trajneri Peter Bosz në minutën e 75, ku ia la vendin brazilianit Lucas Paqueta.