REAL MADRID - CELTA VIGO

Camavinga debuton me gol, Reali fiton me përmbysje
13 September, 2021 @0:15
Në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” të renovuar, Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Celta Vigos.
“Mbretërit” ishin dy herë në disavantazh, 0-1 e 1-2, por në fund përmbysën gjithçka dhe fituan 5-2 (Benzema 3x, Vinicius Junior, Camavinga / Mina, Cervi).
Në këtë ndeshje debutoi edhe transferi më i ri, mesfushori Camavinga, i cili shënoi 6 minuta pas inkuadrimit në lojë.
Me këtë fitore, Reali ka 10 pikë dhe ndodhet në krye të ligës, me pikë të barabarta me Valencian e Atleticon.