Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROMA - SASSUOLO

1000 ndeshje për Josen, Roma fiton në fund

1000 ndeshje për Josen, Roma fiton në fund


13 September, 2021 @0:20

Në ndeshjen e 1000-të personale si trajner, Jose Mourinho ka festuar “si i çmendur”, duke vrapuar përgjatë vijës së fushës, me Romën që shënoi fitore në sekondat e fundit të ndeshjes.

“I kam gënjyer të gjithë sot, duke ju thënë që nuk ka rëndësi që është ndeshja numër 1000 për mua, por nuk ishte ashtu. Nuk doja ta humbja ndeshjen e 1000-të dhe prandaj festova ashtu. Sot u ndjeva si një 12-vjeçar, jo si një 58-vjeçar.” - tha Mourinho pas ndeshjes me Sassuolon, e cila në fund përfundoi 2-1 për Romën.

Rezultati në këtë ndeshje ishte 1-1 (Cristante / Djuricic) deri krejt në fund, kur El Shaarawy me të djathtën shënoi për 2-1 në minutën e 90+1’, gol që çoi te festa e çmendur e Mourinhos.

Në 1000 ndeshje si trajner, Jose ka 639 fitore, 198 barazime dhe 162 humbje, ndërkohë që ka fituar plot 33 trofe.

Pas tri ndeshjeve të para në Serie A këtë sezon, Roma i prin ligës me 9 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A