CORONAVIRUS

Fizioterapisti i kombëtares shqiptare, humb betejën me COVID-19
13 September, 2021 @12:29
Një lajm i dhimbshëm nga Shqipëria sot, pasi që masazheri i kombëtares shqiptare Ylli Mihali ka humbur betejën me COVID-19 dhe ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.
Sipas informatave nga mediat shqiptare, ai u infektua para ndeshjes me San Marinon dhe ishte në intubim.
Ai ka kryer detyrën e fizioterapeutit në kombëtare për 30-vjet. Ngushëllimet për humbjen e madhe të tij, po vinë nga të gjitha adresat, duke filluar nga kryetari i Shqipërisë Ilir Meta.