VAZHDON EDHE NJË STINOR

Ardit Topalaj - ka vazhduar marrëveshjen me Lirinë/ për TopSporti.com, Foto: Liridon Shala
Ardit Topalaj vazhdon me Lirinë edhe në Superligë
14 June, 2023 @21:41
Mbrojtësi i Lirisë Ardit Topalaj do të vazhdojë të qëndrojë me bardhezinjtë edhe në stinorin 2023/24, ka bërë të ditur vetë klubi bardhezi nga Prizreni përmes një njoftimi të lëshuar sonte.
I lindur në Kosching të Gjermanisë, qendërmbrojtësi 190-centimetra i gjatë dhe 23 vjeç ka vazhduar kontratën me Lirinë edhe për një stinor.
“Liria dhe Prizreni më kanë hyrë në zemër. Jam ndier si në shtëpinë time. Premtoj që bashkë me shokët e skuadrës të sjellim cilësi dhe suksese në elitë.” ka thënë ndër të tjera Topalaj me rastin e vazhdimit të kontratës.
Liria, pas katër vitesh qëndrimi në Ligë të Parë i është kthyer Superligës pasi që kaloi dy pengesa barazhi, duke eliminuar së pari Ulpianën e Ligës së Parë, e pas asaj edhe Ferizajin e Superligës me penallti. ◼️