Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCOHEN "SKIFTERAT"

Arens Mateli - zyrtarisht i Gjilanit

Arens Mateli - zyrtarisht i Gjilanit


20 January, 2023 @20:25

Skuadra e Gjilanit, pas këndelljes financiare, ka nisur të angazhojë lojtarë të ri në skuadër, ndërsa i radhës është mesfushori tiranas, Arens Mateli. Futbollisti 22-vjeçar dhe 181-centimetra i gjatë luan në qendër të mefsushës, ndërsa ka edhe veti ofanzive.

Futbollisti në fjalë vjen nga Prishtina, ku ka luajtur në stinorin e kaluar, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Ballkanit, prej ku arriti prej Akhisarsporit turk.

Ai karrierën e kishte nisur te Tirana, prej ku luajti te Kukësi për dy stinorë.

“Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon ardhjen e Arsens Matelit në skuadër. Mateli luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga radhët e FC Prishtinës. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Arensit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që ka klubi,” ka shkruar ndër të tjera SC Gjilani në njoftim.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga