Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI C: POONIA - ARGJENTINA

Argjentina fiton dhe del e para nga grupi, Szczesny heroik në kualifikimin e Polonisë

Argjentina fiton dhe del e para nga grupi, Szczesny heroik në kualifikimin e Polonisë


30 November, 2022 @22:02

Argjentina ka arritur fitoren e shumëkërkuar ndaj Polonisë për të siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Botërorit si fitues i Grupit C. Pas pjesës së parë pa gola, gauchosët kanë arritur që të shpërthejnë Wojciech Szczesnyn e jashtëzakonshëm në pjesë të dytë për të fituar duelin, Polonia 0-2 Argjentina [Alexis Mac Allister 46, Julian Alvarez 67].

Nga Grupi C, gjithashtu u kualifikua edhe Polonia si e dyta në grup, por krejt kjo falë portierit të tyre Szczesny, i cili në pjesë të parë doli fitimtar, duke mbrojtur një penallti të Lionel Messit, ndërkaq theu rekordin e mbrojtjeve në këtë Botëror, duke realizuar 10 sosh!

Lionel Messi

Argjentina dominoi përgjatë gjithë ndeshjes, derisa në momente të shumta luante e zgjeruar në 2-3-5 për të arritur te goli, e më pastaj edhe te golat e nevojshëm për të siguruar kalimin tutje dhe për të përcaktuar duelin e së tetës së finales ndaj Australisë.

TABELA, REZULTATET dhe SKEMA

Polonia pas ndeshjes priti rezultatin final nga ndeshja Arabia Saudite - Meksika, derisa goli i pranuar krejt në fund të ndeshjes nga meksikanët, siguroi kalimin e polakëve në bazë të goldallimit më të mirë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Botërori