SULMUESI I DRENICËS
Arifaj vendosi
19 March, 2016 @19:24
Sulmuesi i Drenicës i ardhur nga Hajvalia në mes të stinorit, Granit Arifaj, ka thënë se është i lumtur me fitoren e ekipit të tij dhe golin e tij të bukur të shënuar, që solli fitoren e madhe të kuqezinjëve nga Skenderaj.
“Ka qenë ndeshje mjaft e vështirë, pasi që nuk jemi në pozitë të mirë dhe është dashur të fitojmë,” ka thënë ai për mediat pas ndeshjes.
Sa i përket golit të tij të bukur ai ka shtuar se kjo nuk është risi.
“Jo, nuk është risi. Kam shënuar edhe më heret gola të tilla,” ka thënë Arifaj duke buzëqeshur.
Drenica mposhti Prishtinën 1-0 në Skenderaj sot.