Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HUAZIM

Arlind Shabani kalon te Ferizaji

Arlind Shabani - lojtar i ri i Ferizajit/ Foto: FCFerizaji/ fb

Arlind Shabani kalon te Ferizaji


15 June, 2023 @15:54

Mesfushori i ri Arlind Shabani është huazuar nga Prishtina te Ferizaji për një stinor, ka bërë të ditur ekipi ferizajas në një njoftim pak më parë. Shabani që ka bërë karrierë edhe te Struga para se të arrijë te Prishtina, është dalluar me lojëra të mira në aq ndeshje sa ka pasur mundësi.

“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje që ta huazoj mesfushorin Arlind Shabani nga FC Prishtina. Ai në të kaluarën ka luajtur për skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga. Kurse në edicionin e kaluar mbrojti ngjyrat e FC Prishtinës, meqë rast arriti të realizojë paraqitje shumë të mira.
Arlindi vjen në Ferizaj me motivin dhe qëllimin që ta rikthejë skuadrën aty ku e ka vendin.”
- ka shkruar FC Ferizaji në njoftim.

Shabani është tash 21-vjeçar ndërsa luan si mefsushor qendror. Më herët, ai ka luajtur edhe te Trepça’89 dhe KEK-u. Në stinorin 2022/23 ai ka regjistruar 12 paraqitje në Superligë duke shënuar një gol. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga