SOUTHAMPTON

Foto: premierleague.com
Armando Broja përsëri, Southampton barazon
4 December, 2021 @17:26
Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, ka shënuar golin e epërsisë për ekipin e tij Southampton sot në përballjen që ende po luhet ndaj Brightonit në Premier Ligë. Borozani.com
Broja është treguar i vëmendshëm duke vrapuar pas një topi që mund të qëndronte në mbrojtjen e mysafirëve dhe pastaj duke dribluar ka shënuar për epërsinë 1-0 të ekipit.
Broja, composure = 100 pic.twitter.com/UUVUvtDO3o
— Man Sarino (@Gideoomatic) December 4, 2021
Në fund të ndeshjes goli i shqiptarit nuk ka mjaftuar për fitoren e ekipit, pasi që në minutat shtesë të kohës së rregullt mysafirët kanë barazuar për të kapur një pikë, për 1-1 përfundimtare.