EMIRATES

Arsenal kompleton Odegaardin
19 August, 2021 @15:05
Norvegjezi Martin Odegaard ka kaluar testet mjekësore te Arsenali dhe është gati për të kompletuar kalimin nga Real Madridi në Emirates.
Sidoqoftë, ai nuk do të mund të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e radhës ndaj Chelseat, për shkak të kompletimit të dokumentacionit.
Shuma e raportuar e transferit, sipas Sky Sports, është 35 milionë euro që mund të shkojë me bonuse deri në 40.