PLAYOFF

Vendasit me fitore, Malmö më afër Championsit
18 August, 2021 @23:32
Në duelet e sontme të zhvilluara në kuadër të PlayOffit të Ligës së Kampionëve, Malmö i është afruar më së shumti fazës grupore pas ndeshjeve të para të luajtura.
MALMO 2-0 LUDOGORETS
Suedezët, që kanë luajtur lojën ndaj Ludogoretsit bullgar, kanë arritur që të shënojnë fitore 2-0 në një paraqitje komanduese të danezit Anders Christiansen, derisa me golat e Veljko Birmancevic dhe Jo Inge Berget kanë mposhtur mysafirët, për të udhëtuar me kredi të mirë në xhep në ndeshjen e kthimit javën tjetër.
YOUNG BOYS 3-2 FERENCVAROS
Young Boysi zviceran, në anën tjetër ka fituar ndeshjen ndaj Ferencvarosit ku luan Myrto Uzuni 3-2. Uzuni ka dështuar të shënojë nga penalltia në minutën e 27 të ndeshjes në këtë përballje, ndërsa u zëvendësua 5 minuta pa përfunduar loja. Dygolëshi i Ferencvarosit, që kishte eliminuar Prishtinën në rrethin e parë kualifikues, erdhi nga sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Franck Boli. Kurse Young Boys fituan ndeshjen përkundër se prej minutës së 25 të duelit luajnë me një lojtar më pak, pasi që mbrojtësi Silvan Hefti ishte skuqur!
BENFICA 2-1 PSV
Derbi i natës u luajt në Estadio da Luz të Lisbonës, ku Benfica mposhti PSV-në 2-1, rezultat që nuk garanton shumë për portugezët. Rafa Silva ka qenë lojtari më i mirë i vendasve në këtë përballje, derisa shënoi edhe golin e parë të ekipit të tij, kurse PSV-së shpresat për sigurimin e Ligës së Kampionëve ia ktheu Cody Gakpo, duke shënuar në pjesë të dytë për 2-1 [Rafa Silva 10, Julian Weigl 42 - Cody Gakpo 51].
Ndeshjet e kthimit luhen të martën tjetër.