FUSHË KOSOVË

Vëllaznimi mposht Fushë Kosovën
18 August, 2021 @20:15
Skuadra e Vëllaznimit ka shënuar edhe një fitore në duelet miqësore që po i zhvillon për përgatitje sa më të mirë drejt stinorit të ri.
Pas shumë përforcimeve të bëra, gjakovarët kanë shënuar fitore edhe sot, kësaj radhe ndaj Fushë Kosovës me rezultat minimal.
Vëllaznimi ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 0-1 me golin e vetëm të shënuar në ndeshje nga sulmuesi me përvojë, Dardan Rogova.
Në anën tjetër Fushë Kosova e cila këtë stinor është ngritur në Ligë të Parë, pas triumfit të Ligës së Dytë ka treguar lojë të matur, por jo mjaftueshëm për t’i bërë ballë kuqezinjëve.