PAS SUPERKUPËS

Foto: KFLlapi/fb
Batatina: Objektivi, titulli kampion!
18 August, 2021 @12:30
Pas trofeut të Kupës, mbrëmë edhe Superkupës, tashmë ambiciet e Llapit janë ngritur edhe më, derisa trajneri i skuadrës Tahir Batatina në një prononcim të tij për lajmi.net ka bërë të ditur se pos Evropës, ekipi do të synojë edhe titullin kampion në stinorin që është para dere.
“Prioritet është dalja në Evropë, por s’tërhiqemi nga objektivi që të bëhemi kampion. Llapi është skuadër solide, e komponuar mirë me djem të mirë dhe të organizuar. Prurjet e reja, rikthimi i Alidemës dhe Maliqit janë të qëlluara dhe mendoj se lojtarët kanë ekipin më konkurrent në kampionat,” ka thënë ndër të tjera ai.
Llapi mbrëmë mposhti Prishtinën në ndeshjen e Superkupës së Kosovës, duke e fituar ndeshjen 3-1 pas vazhdimeve, pasi që në kohë të rregullt dueli kishte përfunduar 1-1.