SUPERKUPA
Superkupa e Bayernit, Nagelsmann me fitore dhe Kupën e parë
17 August, 2021 @22:52
Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, duke e mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 1-3, e fitoi Superkupën e Gjermanisë.
Robert Lewandowski, nuk pati mëshirë ndaj ish-skuadrës së tij. Super ylli polak shënoi 2 gola dhe asistoi te Thomas Mulleri.
Goli i vetëm i Dortmundit erdhi nga Marco Reus në minutën e 64’.
Këto dy skuadrat janë duke u përballur në finale për herë të tretë rresht, 2 prej tyre i takoi Bayernit, derisa në total gjigandi gjerman i ka 9 Superkupa të fituara.
Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit Julian Nagelsmann në krye të Bayernit.