KLINË
Dy përforcime me përvojë të Dukagjini
17 August, 2021 @12:45
Skuadra e rikthyer në Superligë, Dukagjini, ka shtuar në radhët e tij dy lojtarë me përvojë nga Superliga e Kosovës.
Njoftimi i fundit i klubit ka zyrtarizuar ardhjen e mesfushorit Bujar Shabani, që pas Dritës kishte kaluar shkurt për të qenë pjesë e Shkupit.
Ndërsa pos tij, edhe portieri që dje zyrtarisht u nda me Ballkanin, Kenan Haxhihamza, u bë pjesë e klinasve.
Pos këtyre të përmendurve sot, deri tash Dukagjini ka shtuar në skuadër edhe 12 lojtarë tjerë këtë verë.
Dukagjini deri më tani ka shtuar në skuadër 12 përforcime: Arbër Shala (Ballkani), Argjend Bardhi (Feronikeli), Henry Chibueze (Vëllaznimi), Ergyn Ahmeti (Drita), Moriba Lamah (Trepça ’89), Ardin Dallku (Gjilani), Ermal Vitija (Prishtina), Ahmed Januzi (Llapi), Bujar Shabani (Shkupi), Jozef Kuqi (Opatija), Jean Carioca (Feronikeli), Amer Duka (Kastrioti).