GIRESUN - GALATASARAY
Marcao rrah bashkëlojtarin dhe skuqet, në fitore të Galatës
16 August, 2021 @23:13
Një incident skandaloz ka ndodhur në ndeshjen përmbyllëse të javës së parë të Superligës turke në futboll, ku Galatasray ishte mysafir i Giresunsporit, që iu kthye elitës së futbollit turk pas 44 vitesh.
Mbrojtësi brazilian Marcao Teixeira ka goditur së pari me kokë, pastaj ka grushtuar bashkëlojtarin e tij Kerem Akturkoglu, për të marrë kartonin e kuq dhe për tu përjashtuar nga ndeshja.
Përndryshe, Galatasaray ka nisur sezonin me fitore, duke e mposhtur Giresunin 0-2 [Mbaye Diagne 31, Alexandru Cicaldau 45p.].
Galatasaray'ın Brezilya'lı futbolcusu Marcao, takım arkadaşı Kerem Aktürkoğlu'na kafa ve yumruk ile saldırdı. pic.twitter.com/rRs57NTmyK
— Griffin (@griffincomtr) August 16, 2021