GJAKOVË
Edhe një përforcim për Vëllaznimin, i fundit i verës
16 August, 2021 @19:26
Me sulmuesin Albin Prapashtica, Vëllaznimi e ka përfunduar listën e përforcimeve para fillimit të sezonit të ri.
20-vjeçari Prapashtica te Vëllaznimi është huazuar nga skuadra e Prishtinës, ndërkohë që para saj ka qenë pjesë e 2 Korrikut, gjithashtu skuadër kryeqytetase.
Prapashtica është një prej emrave të shumtë që Vëllaznimi i ka transferuar këtë verë, e synim për sezonin e ri do të jetë rikthimi në Superligë pas disa viteve mungesë.