TRANSFER
Nga Prishtina në Klinë, Vitija ribashkohet me Dallkun
16 August, 2021 @19:01
Mbrojtësi i majtë Ermal Vitija është përforcimi më i ri i skuadrës së Dukagjinit nga Klina.
Skuadra e sapo rikthyer në Superligë është përforcuar me 20-vjeçarin Vitija, i cili luan si mbrojtës i majtë dhe viteve të fundit ishte pjesë e Prishtinës.
Te Prishtina, Vitija ka punuar nën urdhërat e Armend Dallkut, i cili tashmë është trajner i Dukagjinit dhe rrjedhimisht dyshja në fjalë do të bashkëpunojnë përsëri.