SUPERKUPA
Çaka kryesor në fushë, Kastrati në VAR
16 August, 2021 @22:22
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka përcaktuar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Superkupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.
Përballja që zhvillohet nesër mbrëma në Fadil Vokrri me fillim prej orës 20:45 do të ketë risi të madhe, pasi që për herë të parë në Kosovë do të përdoret zyrtarisht sistemi VAR.
E FFK-ja sot ka publikuar emrat e gjyqtarëve që janë deleguar për këtë ndeshje.
Gjyqtar kryesor: Dardan Çaka
Asistent i parë: Fatlum Berisha
Asistent i dytë: Bujar Selimaj
Gjyqtar i katërt: Mervan Bejtullahu
Gjyqtar i VAR-it (VAR): Visar Kastrati
Asistent i Gjyqtarit të VAR-it (AVAR): Elvis Bicaj
Operator i VAR-it: Albert Vokshi
Vëzhguesi i gjyqtarëve: Malazog Hoxha
Delegati i FFK-së: Abdyl Bellopoja