PAS LARGIMIT
Mankenda: Fanella e Prishtinës, privilegj
16 August, 2021 @15:53
Pas ndarjes me skuadrën, futbollisti nga Kongoja i Prishtinës që ka kontribuuar për klubin me vite të tëra, Gauthier Mankenda, i ka falenderuar klubit për kohën e kaluar aty.
“Ka qenë privilegj të vishet fanella e Prishtinës dhe do të kem kujtim të gjatë dhe të bukur nga koha e kaluar aty,” ka thënë ndër të tjera Mankenda 24-vjeçar që luajti te bardhekaltërit që prej fillimit të vitit 2016.
Largimi i tij pas 5 viteve është zyrtarizuar edhe sot nga klubi bardhekaltër, ku Mankenda gjithashtu është falenderuar për kontributin e dhënë.
Vetëm në stinorin e kaluar, Mankenda që luan si mesfushor i krahut dhe kontribuon në sulm, ka shënuar 4 gola për Prishtinën në rrugëtimin e tyre drejt titullit kampion të Kosovës.
Pos Mankendës, Prishtina ka bërë të ditur sot se është ndarë edhe nga futbollistët: Behar Maliqi, Alban Muçiqi, Alban Shillova, Tun Bardhoku si dhe futbollistët tjerë të larguar më parë, që kanë përzgjedhur destinacione tjera në karrierën e tyre.