GJAKOVË
Gentrit Talla si huazim te Vëllaznimi
16 August, 2021 @13:53
Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës që ka mbushur skuadrën me përforcime nga të gjitha anët për të përforcuar ekipin për sezonin e ri, para pak çastesh ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit, Gentrit Talla.
Talla 19-vjeçar ka ardhur si huazim nga kampionia e Kosovës, Prishtina, ndërsa ai do të luajë në vjeshtën e 2021/22 për kuqezinjtë e Gjakovës.
Gentriti është mesfushor dhe ka kaluar të gjitha grupmoshat te Prishtina, ndërsa pritet t’i ndihmojë Vëllaznimit në arritjen e objektivave për edicionin e radhës futbollistik.