Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Messi debuton ndaj Berishës e Zenelit

Messi debuton ndaj Berishës e Zenelit


16 August, 2021 @23:35

Superylli argjentinas, Lionel Messi, që kaloi nga Barcelona Paris St Germain pritet të debutojë për ekipin e tij të ri më 29 gusht, kur parisienët udhëtojnë në Reims.

Reims, ku luajnë standard dyshja e Kosovës, Valon Berisha e Arbër Zeneli, do të pret ekipin e miliarderëve të Parisit, ndërsa Messi do të debutojë në atë ndeshje.

Njoftimin për debutimin e Messit e ka dhënë Sky Sports pak më parë, pasi që ai ka kryer vetëm stërvitjen e tretë me ekipin prej se kaloi nga Barcelona dhe trajneri i ekipit parisien Mauricio Pochettino ka thënë se nuk do të nguten për të futur legjendën në lojë.

Valon Berisha këtë fundjavë ka qenë pjesë e Reimsit si zëvendësues, duke luajtur minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa Zeneli është i lënduar ende.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1