LISTA E LOJTARËVE
Polakët zbardhin listën para kuqezinjëve
17 August, 2021 @11:41
Përfaqësuesja polake ka zbardhur ftesat për ndeshjet kualifikuese të shtatorit, që çojnë në Botërorin “Katar 2022” ku të parën do ta kenë ndaj Shqipërisë.
Polonia, që ka qenë pjesëmarrëse në EURO2020 do t’i ketë 3 duele në shtator, ku ia nis me Shqipërinë si vendas pastaj i shkon San Marinos ndërsa kthehet në shtëpi për derbi ndaj Anglisë.
Kliko për: TABELA AKTUALE KUALIFIKUESE dhe NDESHJET E RADHËS
Kështu, selektori Paulo Sousa ka ftuar ekipin më të mirë në dispozicion për këto duele:
PORTIERË: Dragowski, Skorupski, Szczesny;
MBROJTËS: Bednarek, Bereszynski, Dawidowicz, Glik, Helik, Kedziora, Puchacz, Rybus;
MESFUSHORË: Frankowski, Jozwiak, Klich, Kozloëski, Krychowiak, Linetty, Moder, Szymanski, Zalewski, Zielinski;
SULMUES: Bunksa, Kownacki, Lewandowski, Piatek, Swiderski.
LISTA REZERVË: Majecki.
Dueli Poloni - Shqipëri luhet më 2 shtator me fillim prej orës 20:45.