PRIZREN

Pamje nga ndeshja e sotshme/ TOPSPORTI/ D.S.
Prapë pa gol! Liria barazon me Ferizajin
18 August, 2021 @20:00
Liria përsëri nuk ka shënuar gol në miqësore, ndërsa kësaj radhe edhe nuk ka pranuar, për të barazuar në fund në miqësore me Ferizajin e përforcuar dhe të organizuar mirë, 0-0.
Futbollistët vendas pa shumë ide në sulm, të komanduar nga kapiteni veteran që organizonte gjithçka në mbrojtje, Robert Gjeraj, kanë arritur që të mbajnë portën e paprekur dhe kështu kanë dalë me barazim në këtë përballje.
Në anën tjetër Ferizaji i drejtuar nga Megzon Visoka veçanërisht në pjesë të dytë janë treguar mjaft të rrezikshëm, derisa dy herë shtylla u ka mohuar golin dhe dy raste të mira, nuk gjetën sulmuesin e skuadrës për të shënuar.
E ditë më parë pas emërimit të Gëzim Hasit trajner, bardhezinjtë nga Prizreni, që kishin edhe lojtarë të huaj në ekip, jo shumë cilësorë, nuk arrinin të krijonin karshi presionit të ferizajasve, derisa me 2-3 raste në krejt ndeshjen, një prej të cilave gjuajtje e lirë, nuk duken premtues për sezonin që është te dera.