LOS CULES

10-shja e Messit te Barcelona, i përcaktohet brazilianit!
18 August, 2021 @13:02
Barcelona veçse ka vendosur se kush do ta veshë fanellën legjendar me numër 10 të skuadrës, që deri tash i takonte Lionel Messit.
Sipas Mundo Deportivos, pasi që Rey Manaj ka marrë numrin 14 të Philippe Coutinhos te katalonasit, për t’ia dhënë edhe një rast brazilianit te Barcelona, Ronald Koeman ka vendosur që 10-shen t’ia jap atij.
“Braziliani nuk ka numër dhe me shpresë që Barcelona përfundmisht t’ia jep edhe një rast atij këtë stinor, Coutinhos do t’i ipet 10-shja,” ka shkruar ndër të tjera në artikull.
Manaj kishte marrë 14-shen pasi që rikthimi i Coutinhos në ekip nuk parashihej, por pas krizës në skuadër dhe rikthimit të tij nga lëndimi, braziliani do ta ketë fatin që ta kapë 10-shen me shumë peshë të blaugranave.