LAZIO

Pedro, bashkëlojtar i ri i Muriqit te Lazio
19 August, 2021 @13:25
Njëri ndër futbollistët me mjaft përvojë nga futbolli evropian dhe ish reprezentues i Spanjës, Pedro Rodriguez, është bashkëlojtari i ri i Vedat Muriqit te Lazio.
Lazio par pak minutash ka zyrtarizuar ardhjen e spanjollit që ka mjaft përvojë, derisa ka luajtur përgjatë karrierës së tij te Barcelona, Chelsea dhe Roma.
Tash 34-vjeçari pritet t’i shtojë edhe më shumë përvojë skuadrës së Maurizio Sarrit, derisa pritet të kontribuojë te biancocelestët në stinorin 2021/22.
Kalimi i një lojtari prej Romës te Lazio, nuk ka ndodhur në 40 vitet e fundit, për shkak të rivalitetit të madh lokal që e kanë këto dy skuadra.