Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

TOPSPORTI / L.D

5 për fundjavë!


Shkruan: G.P

20 August, 2021 @17:25

Edhe më shumë ndeshje këtë fundjavë. Këtë fundjavë fillon edhe Serie A dhe kemi më shumë ndeshje për të shikuar.

Pesëshja e zgjedhur për këtë fundjavë është kjo:

1. Manchester City - Norwich (e shtunë, 16.00)

Tri humbje radhazi për Cityn në ndeshje zyrtare dhe të trija në ndeshje të rëndësishme. Është koha për një fitore dhe kjo me shumë gjasë do të ndodhë ndaj Norwichit të Milot Rashicës.

Mungesa e një sulmuesi te City është më se e dukshme dhe më të drejtë po kërkohet me ngulm Harry Kane, që do t’ia zgjidhte “qytetarëve” problemin e sulmin për vitet e ardhshme. Nëse Kane nuk transferohet dhe as ndonjë sulmues tjetër nuk vjen, City do të vazhdojë të ketë probleme me shënimin e golit, përveç nëse Gabriel Jesus na befason të gjithëve dhe e ngritë nivelin e tij personal.

Ndeshja ndaj Norwichit mund të dhurojë shumë gola, pasi që Norwich sulmon dhe nuk di të mbrohet. Edhe në këtë takim, si ndaj Liverpoolit, shpresojmë që Rashica të startojë.

2. Inter - Genoa (e shtunë, 18:30)

Ndeshja hapëse e sezonit të ri në Serie A. Ndonëse u shpallën kampionë sezonin e kaluar, zikaltërit e Milanit disi u dobësuan gjatë verës, nuk ecën përpara për t’u forcuar edhe më shumë. U larguan Lukaku e Hakimi, dy prej më të mirëve të sezonit të kaluar, si dhe trajneri Conte, dhe ndonëse erdhën Dzeko, Dumfries e Calhanoglu, ky Inter “tingëllon” më i dobët se ai i sezonit të kaluar, por ndoshta në fushë do të jetë ndryshe.

Ndaj Genoas në ndeshjen hapëse të sezonit, ndeshja e parë nën drejtimin e Simone Inzaghit, Interi do të donte të startonte me fitore, por përveç epilogut të ndeshjes, do të jetë interesante ta shohim se si Inzaghi do ta mendojë fazën sulmuese të skuadrës për këtë sezon.

Gjithsesi, kur shohim ekipet tjera, Interi edhe këtë vit do të luftojë për titull. Për fatin e keq të Interit, Juventusi këtë sezon ka një trajner serioz, për dallim nga sezoni i kaluar.

3. Athletic Bilbao - Barcelona (e shtunë, 22:00)

Ndeshja e dytë pa Messin për Barcelonën. E para u fitua ndaj Sociedadit në shtëpi javën e kaluar, e tash skuadrën e Koemanit e pret një udhëtim jo i lehtë në San Mames të Bilbaos.

Ndeshjet në San Mames është dëshmuar plot herë që mund të shkojnë në të gjitha drejtimet dhe kështu mund të jetë edhe kjo e kësaj fundjave.

Është krijuar një mendim i hershëm kolektiv që Barcelona pa Messin është “më pak e paprekshme” dhe do të jetë interesant ta shohim sesi kjo skuadër do të reagojë, veçanërisht në ndeshje të tilla në udhëtim.

4. Arsenal - Chelsea (e diel, 17:30)

Një prej shumë derbive të Londrës luhet këtë fundjavë në “Emirates Stadium”. Pas humbjes nga Brentfordi, Arsenali në shtëpi e pret Chelsean, që është në formë të shkëlqyeshme dhe në këtë takim do ta ketë edhe një armë sulmuese më shumë, Lukakun e ardhur nga Interi.

Vitin e kaluar Chelsea shpërdoronte shumë raste për shënim, me asnjërin prej sulmuesve të denjë për ta udhëhequr vijen e frontit. E këtë vit, nëse Lukaku ambientohet shpejt, gjë që do të ndodhë pa problem, Chelsea mund të jetë kandidat shumë i fortë për titull, sidomos nëse City nuk transferon sulmues gjatë ditëve të mbetura të afatit kalimtar.

Sa i përket Arsenalit, presioni te Arteta është rritur me të filluar sezoni. Ndaj Chelseat luajnë para tifozëve dhe do të duhej të shihnim një reagim. Ardhjet e Odegaard dhe Ramsdale janë të mirëpritura për Artetën, por pyetja është se a janë të mjaftueshme për të shpëtuar sezonin?

Ndonëse mendoj që i pari trajner i shkarkuar nga klubet e Premier Leagues sivjet do të jetë Patrick Vieira i Crystal Palacet, edhe po të shkarkohej Arteta i pari nuk do të çuditesha. Jo plotësisht për fajin e tij.

5. Sampdoria - Milan (e hënë, 20:45)

E hëna nuk është fundjavë, mirëpo ndeshja në fjalë është pjesë e xhiros së fundjavës dhe prandaj do ta përfshijmë në këtë pesëshe të javës.

Gjatë pjesës së parë të sezonit të kaluar, Milani ishte lider i klasifikimit, e më pas erdhi rënia e pashmangshme që çoi në luftë për top-katër. Top-katërshja fatmirësisht u arrit, dhe Milanin do ta shohim në Champions League pas një kohe të gjatë sivjet. Përveç aty, do të jetë interesant ta shohim fillimin e këtij sezoni, a do të jetë i njëjtë sikur sezonin e kaluar?

Kanë ardhur Giroud, janë ndalur Tonali e Tomori, ka ardhur portieri Maignan nga Lille si zëvendësim i Donnarummas, mbrojtësi i majtë Ballo-Toure nga Monaco, ndërkohë që ka ikur Calhanoglu. Duket që është afër të vijë edhe Florenzi dhe ndoshta edhe ndonjë tjetër, por vështirë se do ta shohim Milanin të luftojmë për diçka më shumë se top-katër.

Ndeshjet ndaj Sampdorias kanë qenë gjithmonë të mira dhe me gjasë do të jetë edhe kjo.


SUPERKUPA

FSHF përcakton datën dhe stadiumin për Superkupën e Shqipërisë

FSHF Kategoria Superiore

FSHF përcakton datën dhe stadiumin për Superkupën e Shqipërisë

19/08/21 @ 19:10

LEEDS UNITED

Kontratë e re për Patrick Bamford

Premier League

Kontratë e re për Patrick Bamford

19/08/21 @ 18:21

ME VAR NGA XHIROJA E PARË

Superliga nis të shtunën, përcaktohen referët e ndeshjeve

FFK Superliga

Superliga nis të shtunën, përcaktohen referët e ndeshjeve

19/08/21 @ 17:55

DATA E SHITJES

Biletat për Shqipëri-Hungari e Shqipëri-SanMarino

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Biletat për Shqipëri-Hungari e Shqipëri-SanMarino

19/08/21 @ 17:43

DUELET E SHTATORIT

Telashe me stadium, Shqipëria si vendase nuk luan në “Air Albania”

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Telashe me stadium, Shqipëria si vendase nuk luan në “Air Albania”

19/08/21 @ 17:34

PRISHTINA

Kampionja me mbrojtës nga Nigeria

FFK Superliga/Transfere

Kampionja me mbrojtës nga Nigeria

19/08/21 @ 17:22

KOLUMNE

5 për fundjavë!

Premier League/Serie A/La Liga/Analiza

5 për fundjavë!

20/08/21 @ 17:25

WERDER BREMEN

Pas rënies, një ekip i plotë largohet

Bundesliga/Transfere

Pas rënies, një ekip i plotë largohet

19/08/21 @ 15:19

EMIRATES

Arsenal kompleton Odegaardin

Premier League/La Liga/Transfere

Arsenal kompleton Odegaardin

19/08/21 @ 15:05

MEDIA TALK

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

Premier League/Serie A/Transfere

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

30/07/23 @ 19:44

DANEZI NË OLD TRAFFORD

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

Premier League/Serie A/Transfere

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

30/07/23 @ 14:11

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23


 
Të gjitha lajmet nga Premier League