PRISHTINA

Kampionja me mbrojtës nga Nigeria
19 August, 2021 @17:22
Kampionja e Superligës së Kosovës, Prishtina, sot ka përforcuar mbrojtjen me mbrojtësin nigerian Sodiq Ololade Atanda.
Atanda do të jetë pjesë e Prishtinës për stinorin 2021/22.
Mbrojtësi 27 vjeçar, posedon edhe pasaportën e Shqipërisë.
Për Sodiqin Prishtina do të jetë skuadra e pestë në karrierën e tij. Ai ka luajtur edhe për skuadrat si: Apolonia, Partizani, Hapoel Kfar Saba, 36 Lions.
Prishtina ditë më parë pësoi nga Llapi në kuadër të Superkupës së Kosovës.