DATA E SHITJES

Biletat për Shqipëri-Hungari e Shqipëri-SanMarino
19 August, 2021 @17:43
FSHF ka bërë të ditur se biletat për ndeshjet si vendas që i zhvillon Shqipëria përgjatë muajit shtator, do të dalin në shitje të shtunën më 21 gusht 2021.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELAT AKTUALE
Ndërsa, lidhur me detajet tjera për bileta, FSHF ka bërë të ditur se njoftimet për to do të dalin në rrjete sociale dhe kanale zyrtare tjera të FSHF-së brenda disa ditëve.
“Bëjmë me dije se biletat për dy ndeshjet ndaj Hungarisë dhe San Marinos do të dalin në shitje ditën e shtunë, datë 21 gusht 2021. Për detaje në lidhje me biletat publiku do të njoftohet përmes kanaleve zyrtare të FSHF-së në rrjetet sociale,” ka bërë të ditur FSHF-ja.