Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WEST HAM - ARSENAL

Arsenali përsëri lëshon pikë, presioni shtohet!

Arsenali përsëri lëshon pikë, presioni shtohet!


16 April, 2023 @17:02

Për të dytën fundjavë me radhë, Arsenali lëshon pikë nga epërsia 0-2!

Pasi barazoi 2-2 kur po udhëhiqte 0-2 ndaj Liverpoolit në Merseyside, të njëjtën gjë Arsenali e bëri edhe sot, prej 0-22-2 ndaj West Hamit në Londër, barazim që mund të jetë fatal në luftën për titullin kampion!

Ndeshja filloi për mrekulli për Arsenalin, që shënoi dy herë brenda dhjetë minutave të parë për 0-2 (Jesus 7’, Odegaard 10’) dhe fillimisht u mendua se po shkonte drejt një fitoreje të lehtë, por vendasit menduan ndryshe.

TABELA AKTUALE

Fillimisht një penallti e shënuar nga Benrahma në minutën e 33’ i dha zemër vendasve, e më vonë në pjesën e dytë për 2-2 barazoi Bowen (55’), rezultat me të cilin edhe u mbyll ndeshja.

Para se Bowen të shënonte për 2-2, Saka i Arsenalit shpërdori një penallti, e cila mund ta çonte ndeshjen në 1-3 dhe ndoshta ta mbyllte atë, por Saka dështoi nga pika e bardhë dhe kjo i kushtoi Arsenalit sot dhe do t’i kushtojë ndoshta edhe në fund të sezonit në luftën për titullin kampion.

Me një ndeshje më tepër të luajtur, Arsenali ka 4 pikë më shumë se City, ndërkohë pas 10 ditëve Arsenali i shkon Cityt në Etihad, ndeshje në të cilën shumë gjëra mund të qartësohen!


 
Të gjitha lajmet nga