Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI C

Astana ndal edhe Atleticon

Evgeni Potsnikov në duel me Fernando Torresin gjatë përballjes së sotme në Kazakistan/ Foto: uefa.com

Astana ndal edhe Atleticon


3 November, 2015 @18:14

Skuadra që po shënon stinorin e parë debutues në Champions League, Astana nga Kazakistani ka arritur të ndalë edhe Atletico Madridin për të nxjerrë pikën e dytë në Grupin C. 

Ndeshja ka përfunduar pa gola, derisa ekipi debutues në Ligë të Kampionëve pas Galatasarayit (2-2) ka marrë edhe një pikë, duke u mbajtur si arrë e fortë në shtëpi dhe duke mos pësuar si vendas.

Me këtë barazim, Atletico jep mundësinë që Benfica të dalë në vend të parë të Grupit C nëse e mposht Galatasarayin më vonë, derisa Astana ende mban shpresat gjallë për kualifikim teorik. 



Rezultatet e Grupit C, sonte

18:00 Astana - Atletico Madrid 0-0
20:45 Benfica - Galatasaray -:-


TABELA E GRUPIT C:

1 Ateltico Madrid SPA 7 pikë 4 ndeshje
2 Benfica POR 6 pikë 3 ndeshje
3 Galatasaray TUR 4 pikë 3 ndeshje
4 Astana KAZ 2 pikë 4 ndeshje

 
Të gjitha lajmet nga