Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFF

Australia siguron “Katari ‘22” pas penalltive

Foto: soceroos/fb

Australia siguron “Katari ‘22” pas penalltive


14 June, 2022 @0:01

Australia është bërë skuadra e 31-të që ka siguruar Kampionatin Botëror “Katari 2022” pasi që në duel të PlayOffit mposhti Perunë pas penalltive 5-4, pasi që ndeshja në kohë të rregullt dhe pas vazhdimeve kishte përfunduar, 0-0.

Portieri Andrew Redmayne që zëvendësoi portierin Mat Ryan disa sekonda para fundit të ndeshjes, u bë hero, pasi që mbrojti penalltinë e Alex Valeras.

Me këtë triumf dhe kualifikim, Australia siguron për herë të pestë radhazi Botërorin, duke qenë i vazhdueshëm si pjesëmarrës që prej 2006.

Australia në Botëror do të jetë në grup me Francën, Danimarkën dhe Tunisin.

GRUPET “KATARI 2022”

Në Katar, ka mbetur vetëm edhe një ekip për tu konfirmuar, kur KostaRika ndeshet me Zelandën e Re për duelin që kompleton pjesëmarrësit e Botërorit.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori