BALLKANI - PRISHTINA
Autogoli vendos për fitoren e Prishtinës në derbi, lufta për titull mbetet mes 3 ekipeve
4 April, 2021 @16:48
Prishtina ka fituar kryendeshjen e javës në Superligë, duke e mposhtur rivalin e drejtpërdrejtë në luftë për titull, Ballkanin.
Bardhekaltërit fituan në Suharekë me rezultat minimal 0-1.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën 35’ me anë të autogolit të Armend Thaqit i cili reagoi në mënyrë të gabuar pas krosimit nga krahu i majtë i ekipit kundërshtar.
Me këtë fitore Prishtina ka mbajtur hapin në luftë për titull duke mbetur në garë me 54 pikë, 4 më pak se liderja Drita, derisa Ballkani mbetet renditet në pozitën e dytë me një pikë më shumë se Prishtina.