VJEN HUMBJA E PARË

Azerbejxhani U21 mposht Shqipërinë U21
26 January, 2016 @15:36
Përzgjedhësi i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Redi Jupi, është ndarë kokulur nga fusha pas disfatës së rëndë nga Azerbejxhani sot në Antalya Cup 2016.
Kuqezinjtë janë mposhtur 4-0 nga bashkëmoshatarët azerë në turneun që po mbahet në Turqi, ndërsa ky rezultat vjen pas barazimit me Arabinë Saudite 1-1 dhe fitores ndaj Bahreinit 1-0.