MAURO ZARATE

Foto: Getty Images
Në treshen kryesore
26 January, 2016 @15:05
Luajti 8 minuta në ndeshjen e parë te klubi i tij i ri, mirëpo ka treguar synimet që i ka me klubin. Borozani.com
Mauro Zarate, argjentinasi që kaloi te Fiorentina nga West Ham United ka thënë se ekipi i tij synon një vend në Ligën e Kampionëve dhe për këtë duan vendin e tretë në Serie A këtë stinor, shkruan Foot Italia sot.
Për më tepër, Zarate 28 vjeç ka thënë se lufta për titull e Fiorentinës do të jetë shumë e vështirë këtë stinor pasi që Juventus dhe Napoli janë në formë shumë të mirë.
“Duam vendin e tretë në Serie A dhe kualifikimin në Ligë të Kampionëve. Sa i përket titullit, aty na duhet fati, pasi që Juventus dhe Napoli janë në formë të jashtëzakonshme,” ka thënë ai sot.
Zarate dy vitet e fundit i kaloi në Premier Ligë duke djersitur fanellën e ëest Ham United dhe Queens Park Rangersit. Më parë, ai ka qenë pjesë e Lazios e Interit.