DRITA - GJILANI

Baftiu bëhet hero në derbi, Drita lidere
12 March, 2023 @19:34
Derbi i anamoravës ka përfunduar me fitoren e Dritës, që e mposhti Gjilanin me rezultat 1-0 [Blend Baftiu 43’].
Heroi i ndeshjes ishte Blend Baftiu, që shënoi me kokë pas asistimit të Besnik Krasniqit.
Përveç 3 pikëshit, kjo fitore ia solli edhe pozitën e parë Dritës me 51 pikë, pasi që Ballkani ka lëshuar sot pikë kundër Llapit.
Në xhiron tjetër Drita do të takohet me Malishevën, kurse Gjilani me Llapin.