Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - ARBËRIA

Baftiu e Daku për fitoren e radhës

Baftiu e Daku për fitoren e radhës


30 November, 2020 @14:51

E treta fitore rresht për Ballkanin e Ismet Munishit në Superligë.

Skuadra që nuk di për humbje që nga xhiroja e tetë, sot e mposhti 2-1 (Blend Baftiu 7’, Mirlind Daku 34’ / Kreshnik Bahtiri 40’) Arbërinë nga Dobraja.
                           
TABELA AKTUALE

Të gjitha golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë.

Ishte Ballkani që përmes dyshes së mirënjohur, Blend Baftiu (7’) e Mirlind Daku (34’), i pari shënoi dy herë, derisa vendasit disavantazhin e ngushtuan pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë përmes Kreshnik Bahtirit.

Përkundër rasteve që u shfaqën, pjesa e dytë u mbyll pa gola dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultatin e pjesës së parë, 2-1 për suharekasit.

Me një ndeshje më shumë të luajtur, Ballkani ka 5 pikë më shumë se Drita, skuadra me të cilën Ballkani do të ndeshet në fundjavën që vjen. Para ndeshjes ndaj Ballkanit, Drita e luan ndeshjen e mbetur ndaj Llapit më datën 3 dhe ka mundësi që në ndeshjen ndaj Ballkanit të hyjë me 2 pikë më pak se skuadra suharekase.

Në anën tjetër, Arbëria momentalisht ndodhet e shtata në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga