Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - FERIZAJ

“Bajram Aliu” s’sheh gola, pikët ndahen

Foto: FC Ferizaj / Facebook

“Bajram Aliu” s’sheh gola, pikët ndahen


4 September, 2022 @16:56

Në “Bajram Aliu” të Skenderajt, sot pikët mes Drenicës dhe Ferizajit u ndanë.

Skuadrat në fjalë luajtën pa gola, me ç‘rast secila në fund mori nga një pikë, 0-0 pas 90 minutave lojë.

TABELA AKTUALE

Mes rasteve të krijuara nga të dyja palët, golin në minutën e 13’ e gjetën një herë mysafirët përmes Ramush Ramadanit, por ky gol u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Për t’u përmendur nga ky takim është edhe fakti që Drenica e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë në fushë. Në minutën e 86’, Ermal Veliqi i skenderajasve u përjashtua me karton të kuq, por nuk kishte mbetur shumë kohë për Ferizajin që të shfrytëzonte superioritetin numerik dhe kartoni i kuq nuk luajti rol në rezultatin final të ndeshjes.

Pas 5 xhirove të luajtura, Drenica ka 5 pikë të tubuara, kurse Ferizaj është njëra prej tri skuadrave të Superligës që ende nuk e ka shijuar fitoren sivjet. Dy skuadrat tjera janë Trepça ‘89 e Dukagjini.

Xhiron që vjen, Ferizaj e pret Llapin në shtëpi, kurse Drenica luan në shtëpi ndaj Trepçës ‘89.


 
Të gjitha lajmet nga