TIRANA

Bakaj në Izrael!
12 May, 2015 @13:47
Elis Bakaj, mesfushori me përvojë i Tiranës pritet që të kalojë stinorin e ardhshëm në ligën elitë të futbollit izraelit. Borozani.com
Njoftimin e ka dhënë portali izraelit, One.co.il derisa i kontaktuar nga Panorama Sport, lojtari nuk ka konfirmuar asgjë, duke thënë se ai është lojtar i Tiranës deri në fund të këtij stinori.
Bakaj është njëri ndër lojtarët që luan në Kategorinë Superiore me sukses dhe ka shënuar 12 gola këtë stinor.
Ai para se të vinte te ekipi i Tiranës, ka luajtur edhe për Chernomoretsin ukrainas dhe Dinamon e Bukureshtit në Rumani.
Ekipi për të cilin do të luaj Bakaj është Hapoel Ra’anana shkruan ky website, derisa ai përfundon kontratën me Tiranën në fund të stinorit.