BRAZIL

REUTERS/Arkiv
Kaka, rikthehet në reprezentacion
12 May, 2015 @13:02
Leite Kaka ka marrë ftesë nga përzgjedhësi brazilian, Dunga, për Copa America 2015. Përkundër se Dunga kishte dhënë listën e 23 lojtarëve në Conmebol javën që shkoi, ai sot ka shtuar në listë edhe 7 futbollistë tjerë që do të mund t’i duhen, në rast të ndonjë lëndimi ndonjërit nga 23-shja e parë.
Lista e shtatëshes së shtuar te Kareokët përmban edhe këta lojtarë përveç Kakasë: Neto (Fiorentina); Gil (Corinthians); Felipe Ânderson (Lazio), Fred (Shakhtar Donetsk), Rafael Alcântara (Barcelona); Leandro Damião (Cruzeiro).
Kaka 33 vjeç, aktualisht luan për Orlandon në MLS të SHBA-së.