ON SALE

REUTERS/Arkiv
Van Persie në shitje
12 May, 2015 @10:53
Sulmuesi me përvojë i Manchester Unitedit, Robin Van Persie, pritet të largohet nga klubi i tij këtë verë.
The Guardian ka shkruar sot se sulmuesi 31 vjeç i Holandës, nuk ka arritur formën e duhur këtë stinor dhe pasi që i përfundon kontrata verën e ardhshme, United do të shikojë mundësinë që dëgjojë ofertat për sulmuesin në fjalë.
Van Persie muaj më parë kishte biseduar me holandezët në Turqi dhe se shihet si transfer i mundshëm te Fenerbahçe.
Sidoqoftë, ai ka arritur qëllimin në Manchester United, duke u shpallë kampion i Anglisë në stinorin 2012/13 me Djajt e Kuq, kur kaloi aty nga Arsenali, për 25.5 milionë euro dëmshpërblim.